Aksioni i qeverisë Rama/ Avokati: Pallati i kapur pa leje qënka larguar natën nën hundën e policisë

Avokati i njohur Genc Gjokutaj ka ironizuar aksionin e qeverisë për sekuestrimin e pallateve dhe banesave të ndërtuara pa leje, si dhe për mos reagimin e instancave shtetërore për këto shkelje të kryera ditën për diell.

‘Pallati i kapur pa leje qënka larguar natën nën hundën e policisë! Si rezultat i kërkimeve intensive gjatë gjithë natës afër mëngjesit pallati është gjendur i fshehur jo larg zonës së arratisjes!’, shkruan Gjokutaj në Facebook.

Postimi i plotë:

Pallati i kapur pa leje qenka larguar naten nen hunden e policise! Si rezultat i kerkimeve intensive gjate gjithe nates afer mengjesit pallati eshte gjendur i fshehur jo larg zones se arratisjes!

Policia Kryeministrore dhe Zyra per Shastisjen e qytetareve prane KM nepermjet nje komunikate per shtyp ben me dije se ndaj policeve ruajtes se pallatit u mor masa e arrestit ne burg per shperdorim detyre!

Nga ana tjeter vijon komunikata ne momentin e kapjes dhe sekuestrimit nga kqyrjet rezulton se pallati ishte i pajisur me leje! Hetimet jane perqendruar tek fakti nese flitet per pallatin e arratisur apo per ndonje tjeter!

Banoret deshmojne se deri mbreme ne ate vend nuk ka patur pallat! Pritet te qemtohet nese sonte do te kete ose jo tentativa te pallatit per tu rikthyer ne vendin ku u kap! Nga Bashkia nuk ka asnje reagim! Vijon….! G