Cilat janë pikëpamjet e mbretit Charles III për Lindjen e Mesme?

Mbreti Charles III, siç njihet tani, u bë automatikisht kreu i monarkisë në momentin që vdiq nëna e tij Mbretëresha Elizabeth II.

Familja mbretërore britanike është e detyruar me kushtetutë të qëndrojë jashtë çështjeve politike, por kur bëhet fjalë për rajonin e Lindjes së Mesme, nuk është sekret që Charles ka kultivuar marrëdhënie të ngushta me familjet sunduese të shteteve të Gjirit për dekada.

Ai gjithashtu ka shprehur simpatinë për palestinezët që jetojnë nën pushtimin izraelit.

Roli në promovimin e eksporteve të armëve në Mbretërinë e Bashkuar në Lindjen e Mesme

Sipas një raporti, Charles ka luajtur një rol vendimtar në avancimin e 14.5 miliardë paundëve (16.8 miliardë dollarë) të eksporteve të armëve në Mbretërinë e Bashkuar drejt monarkive në dekadën e fundit.

Që nga kryengritjet e Pranverës Arabe të vitit 2011, Charles ka mbajtur 95 takime me tetë shtete të Lindjes së Mesme, fuqia dhe kontrolli i të cilëve u kërcënuan për pak kohë nga protestat.

Megjithatë, sipas një libri prej 300 faqesh të titulluar 'Charles At Seventy: Thoughts, Hopes and Dreams, botuar në vitin 2018', thuhet se Charles u tha ministrave të Mbretërisë së Bashkuar se ai nuk dëshiron të përdorë më lidhjet e tij në Gjirin për të shitur armë në emër të kompanive britanike në Lindjen e Mesme.

Simpati për popullin palestinez

Në udhëtimin e tij të parë zyrtar në Bregun Perëndimor të pushtuar në janar 2020, Charles shprehu dhimbjen e tij  për dëshmimin e "vuajtjeve"  të duruara nga popullsia palestineze nën pushtimin izraelit.

Gjatë fjalimit të tij nga Betlehemi, Charles tha:

"Është dëshira ime që e ardhmja të sjellë liri, drejtësi dhe barazi për të gjithë palestinezët, duke ju mundësuar të lulëzoni dhe të përparoni".

Marrëdhënie të ngushta me shtetet arabe të Gjirit

Lidhjet e rëndësishme të Charles III me shtetet e Gjirit janë forcuar nga dekada të marrëdhënieve të gjata dhe respektuese midis familjes mbretërore britanike dhe familjeve sunduese të Gjirit.

Por ai shpesh e ka gjetur veten të zhytur në polemika kur bëhet fjalë për pranimin e donacioneve në para.

Këtë vit, u zbulua se midis viteve 2011-2015, atij iu dhanë personalisht  tre milionë euro (3 milionë dollarë)   nga ish-kryeministri i Katarit, Sheikh Hamad bin Jassim bin Jaber Al-Thani, disa prej tyre në çanta.

Zyra e Charles tha se paratë iu dorëzuan një prej organizatave të tij bamirëse, e cila kreu qeverisjen e duhur dhe dha garanci se të gjitha proceset e duhura ishin ndjekur.

Megjithatë, në atë kohë, një burim i lartë mbretëror shtoi gjithashtu se ai nuk do të pranonte më shuma të mëdha parash për bamirësitë e tij.

Vitin e kaluar, një hetim nga Policia Metropolitane e Londrës zbuloi se ndihmësi më i afërt i Charles, Michael Fawcett, kishte koordinuar punën për t'i dhënë një nder mbretëror dhe madje shtetësi britanike miliarderit saudit Mahfouz Marei Mubarak bin Mahfouz, i cili dhuroi më shumë se 1.5 milion paund britanik (2 milion dollarë) për projektet e rinovimit me interes të veçantë për princin e atëhershëm.

Kundërshtimi i luftës në Irak të vitit 2003

Libri, i shkruar nga Robert Jobson në bashkëpunim me Clarence House, zyra e Charles, përmbante gjithashtu një varg zbulimesh kur bëhej fjalë për pikëpamjet e familjes mbretërore për luftën në Irak të vitit 2003.

Jobson shkroi se Charles ishte një kundërshtar i pasionuar i pushtimit të Irakut të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të vitit 2003 dhe se ai ishte "zhytur në dëshpërim" nga mbështetja e kryeministrit britanik të atëhershëm Tony Blair për luftën dhe mund të ishte përpjekur të argumentonte kundër saj po të kishte qenë Mbret.

“Ai u tha figurave politike dhe atyre në rrethin e tij të besuar se ai e konsideronte administratën e presidentit Xhorxh Bush si 'të tmerrshme' dhe kundërshtoi atë që ai beson se ishte mungesa e mendjemprehtësisë së Blair," shkroi Jobson. “Ai besonte se Bler ishte sjellë si ‘ qen qimedredha’ e Bushit. / Al Jazeera