Dhjetëra banesa nën ujë, banorët në Shkodër: Alo po mbytemi/ Policia: Nuk ju ndihmojmë dot

Dhjetëra banesa në fshatin Bardhaj të Shkodrës janë përmbytur nga reshjet e dendura të shiut në orët e para të mengjesit të së shtunës.

Dëmet janë të konsiderueshme, ndërsa banorët akuzojnë institucionet se kjo situatë po përsëritet çdo vit për shkak të mospastrimit të kanaleve.

Banorët e përmbytur denoncojnë policinë, se kërkuan që ti vinte në ndihmë, pasi u rrezikohej jeta, por përgjigja ishte refuzuese, për shkak të mungesës së kapaciteteve.

Vetëm pak orë shi kanë mjaftuar për të përmbytur dhjetra banesa në fshatin Bardhaj në Shkodër. Në orën 3 të mëngjesit të së shtunës, uji ka vërshuar në banesat e këtij fshati duke shkaktuar dëme kolosale në eelektor shtëpiake, mjete por edhe gjënë e gjallë. Banorët shprehen se kjo situatë vjen për shkak të neglizhencës së institucioneve që nuk pastrojnë kanalet kulluese në këtë zonë. Ata pohojnë se kjo situatë përsëritet çdo vit e askush nuk merr masa.

Banorët shprehen se të friksuar për jetën e fëmijëve të tyre kanë njoftuar policinë për ti ardhur në ndihmë, por përgjigja e marrë ka qenë refuzuese, me argumentin se Policia nuk kishte kapacitete për t’i ardhur në ndihmë.

Tashmë banorët kërkojnë ndihmën e institucioneve, pasi mundi I disa viteve tashmë ka shkuar dëm dhe riparimi I dëmeve është I papërballueshëm për ta.