Aksidentoi dje për vdekje 65 vjeçarin me biçikletë në Maliq, arrestohet 30 vjeçari nga Pogradeci

Policia e Korçës ka arrestuar shtetasin A. P., 30 vjeç, banues në Pogradec, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë fshatit Symiz, Maliq, duke drejtuar automjetin tip "Ford", aksidentoi me pasojë vdekjen, shtetasin N. S., 65 vjeç, banues në Symiz, i cili po lëvizte me biçikletë në rrugë.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi/ DVP Korçë

Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme që bën fjalë për një aksident rrugor, ju informojmë se:

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. P., 30 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë fshatit Symiz, Maliq, duke drejtuar automjetin tip "Ford", aksidentoi me pasojë vdekjen, shtetasin N. S., 65 vjeç, banues në Symiz, i cili po lëvizte me biçikletë në rrugë.

---

Po nga këta specialistë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. K., 35 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt", pasi në unazën e qytetit të Korçës, u kap duke drejtuar automjetin tip "Benz", në gjendje të dehur.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. Ç., 32 vjeç, banues në fshatin Velçan, Pogradec, për veprën penale "Dhuna në familje", pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllait dhe bashkëshortes së tij. Ndaj të dy shtetasve të dëmtuar u plotësuan kërkesë paditë për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin P. M., 65 vjeç, banues në fshatin Guras, Pogradec, për veprën penale "Kanosja", pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur me fjalë shtetasin Ç. J., 71 vjeç, banues në Vërdovë.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin B. Ç., 35 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale "Ndërtimi i paligjshëm", pasi në lagjen nr. 5, Pogradec, u kap duke kryer punime ndërtimi pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.