Arrestime brenda sallës së lojërave tek Selvia, dy vëllezërit pronarë shisnin kanabis

Dy vëllezër, pronarë të sallë lojërash afër Selvisë në Tiranë,  janë arrestuar pas një kontrolli të beftë policor. D.H, 28 vjeç dhe E.H 22 vjeç iu gjetën 3 kg kanabis në lokal, të cilin ua shisnin me doza të vogla, klientëve të vinin.

Policia e Tiranës tha se pas informacioneve të marra në rrugë operative se në një biznes, sallë lojërash elektronike në zonën e Selvisë, dy vëllezër mbanin lëndë narkotike, menjëherë kanë ushtruar kontroll në këtë ambient.  Si rezultat, gjetën 3 kg kanabis si dhe një pjesë të ndarë në doza.

Në vijim të operacionit "Risk", u arrestuan, D. H., 28 vjeç dhe E. H., 22 vjeç vëllezër, të dy banues në Tiranë.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se këta 2 shtetas, pasi siguronin lëndë narkotike në sasi të mëdha, e ndanin në doza të vogla dhe ua shisnin klientëve të ndryshëm të biznesit të tyre në zonën e Selvisë.