Fjalë befasuese për Harry-n dhe Meghan-in nga mbreti Charles III

Mbreti Charles III nuk i mbante dot lotët kur ai foli për nënën e tij Mbretëreshën Elizabeth II e cila ndërroi jetë në moshën 96 vjeçare.

Në fjalimin e tij të parë si Mbret  i ri i cili u transmetua nga Pallati Buckingham Londër, Charles III ngushëlloi miliona britanikë të pikëlluar.

'Gjatë gjithë jetës së saj Madhëria e saj Mbretëresha-nëna ime e dashur, ishte një frymëzim dhe shembull për mua dhe gjithë familjen time dhe ne i detyrohemi asaj nga zemra aq sa çdo familje mund t’i detyrohet nënës së saj: për dashurinë, këshillën, mirëkuptimin dhe shembullin e tyre’ u shpreh mbreti Charles III.

Pasi mbreti Charles III foli për nënën e tij ai njoftoi se trashëgimtari i tij në fron William do të merrte titullin e tij si Princ  i Uellsit.

 "Me bashkëshoreten Kate në krah të tij, e di që Princi dhe Princesha jonë e re e Uellsit do të vazhdojnë të frymëzojnë dhe udhëheqin bisedat tona kombëtare, duke ndihmuar në sjelljen e atyre në skajet e shoqërisë përpara dhe qendrës ku mund të jepet ndihma jetike."

Më pas ai çuditërish foli me plot dashuri për djalin e tij Harry i cili shkaktoi kaq shumë telashe për familjen mbretërore me gruan e tij Meghan.

“Unë gjithashtu dua të shpreh dashurinë time për Harry-n dhe Meghan-in teksa ata vazhdojnë të ndërtojnë jetë jashtë shtetit”.

Mediat britanike tashmë po komentojnë se kjo frazë është një hap i parë për të kapërcyer hendekun që është krijuar mes dy palëve, ndërsa ndoshta pas këtij fjalimi do të vihet një “fren” në deklaratat e Meghan Markle.