Njëri inxhinier, tjetri ish-komando/ Shqiptarët në Angli kapen me kanabis dhe mijëra paund

Tre shqiptarë në Angli, të cilët i dhunuan dhe u grabitën kanabisin me vlerë 300 mijë paund, janë dënuar nga gjykata britanike. 

Ata u sulmuan në banesën e tyre nga persona të maskuar dhe të armatosur. 

Pas sulmit ndaj Glen Xhaferrit, 26 vjeç, i goditur dhe i mavijosur, Redjon Murati, 28 vjeç dhe Anis Plaku, 29 vjeç, policia gjeti makinën e tyre të braktisur, në të cilën ndodheshin mijëra paund. 

Një kërkim i mëtejshëm në shtëpinë e tyre në Bradford çoi në zbulimin e drogës me vlerë mbi 150,000 paund dhe pajisje anti-spiunazh.

Xhaferri, një i diplomuar për inxhinieri dhe Plaku, një ish-ushtarak i Forcave të Armatosura shqiptare, i cili ka shërbyer edhe në Afganistan u dënuan me tre vite burg. Ndërsa Murati u dënua pak më shumë se dy vjet në Gjykatën e Bradford Croën të enjten.

Pas sulmit në pronën e tyre ata nxituan drejt spitalit për trajtim mjekësor, më 27 shkurt. 

Policia gjeti një Audi A5 të braktisur pranë spitalit ku ishin shqiptarët, brenda makinës ndodheshin 84 mijë paund në një çantë të zezë në sediljet e pasme.

Tre të pandehurit u arrestuan më pas dhe oficerët shkuan për të kontrolluar shtëpinë njëkatëshe ku ata jetonin në Queensbury. Policia arriti të gjente 16 kg kanabis me vlerë prej 151,710 paund dhe 35,000 paund kesh në një garderobë. Sendet e tjera të gjetura përfshijnë një detektor anti-spiunazh, 1000 euro, telefona celularë dhe 240 paund. 

Kur u intervistua pas arrestimit, Xhaferri deklaroi se nuk dinte gjë për paratë dhe nuk komentoi për kanabisin. Të njëjtën gjë tha edhe Murati i cili shtoi se flinte në sallon dhe dy të tjerët përdornin dhomat e gjumit.

Sakaq, gjykatësja besonte se tre shqiptarët ishin anëtarë të besuar në zinxhirin e krimit dhe nuk pranoi që ata nuk luanin një rol kryesor, vetëm sepse ishin dhunuar e grabitur. 

Të dy, Xhaferri dhe Plaku u dënuan me tre vjet për posedim kanabis për furnizim ndërsa Murati u dënua me 27 muaj për rolin e tij.