Belind Këlliçi përkujton ‘Kryengritjen e Postribës’: Mirënjohje trimave që nuk iu dorëzuan të keqes

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka përkujtuar Kryengritjen e Postribës, të parën lëvizje antikomuniste në Europën Juglindore.

Këlliçi shkruan se shqiptarët kanë qenë gjithmonë një popull kryengritës, që nuk duron shtypjen dhe padrejtësinë, po ashtu ai e paralelizoi me situatën e vështirë në të cilën gjendet vendi ynë pas keq-qeverisjes së kryeministrit Rama.

Postimi i Këlliçit:

Çfarë na mëson Kryengritja e Postribës, veçanërisht neve brezit të ri?

Kjo duhet të jetë kryefjala e ditës së sotme, që përkujton të parën lëvizje antikomuniste në Europën Juglindore, kohë kur shqiptarët i paraprinë së keqes.

76 vite më parë karakteri shqiptar nuk pajtohej me shtypjen dhe tiraninë.

Kjo duhet të na frymëzojë në çdo kohë. Neve të rinjve të parët. Demokracia nuk dhurohet. Ajo mbrohet me sakrificë dhe përpjekje të përbashkëta, duke kundërshtuar çdo padrejtësi që i bëhet vendit e çdo aferë që e vjedh atë. Shqiptarët kanë qenë popull kryengritës. Sot janë në të drejtën e tyre t'i ngrejnë kryet e ta tregojnë veten.

Mirënjohje kryengritësve të Postribës! I përjetshëm kujtimi i atyre trimave që nuk iu dorëzuan të keqes!