Blushi: Minoriteti maqedonas, pasuri për Shqipërinë! Do ndalim shpopullimin e vendit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, shkruan në rrjete sociale se minoriteti maqedonas është pasuri për Shqipërinë.

Blushi thekson se si të gjithë qytetarët e Shqipërisë, ky minoritet vuan pasoja e rënda të keqqeverisjes së Edi Ramës.

Më tej Tedi Blushi shprehet se Partia e Lirisë do të ndalë shpopullimin e Shqipërisë.

Statusi
Minoriteti maqedonas është pasuri për Shqipërinë. Partia e Lirisë do t'i kushtojë gjithmonë një vëmendje të veçantë, sepse si të gjithë qytetarët e Republikës edhe anëtarët e këtij minoriteti vuajnë pasojat e rënda të keqqeverisjes së Edi Ramës. Me Pandi Janin, një prej të rinjve më energjikë të Partisë së Lirisë, për të ndarë ide të vyera për rikthimin e shkëlqimit dhe begatisë Bashkisë së Pustecit, për të ndalur shpopullimin e kësaj zone nga të rinjtë, për të ruajtur dhe promovuar bashkëjetesën, vlerat dhe traditat e mrekullueshme të minoritetit maqedonas.