'Pushtimi rus i Ukrainës, dështim', shefi i CIA-s zbulon bastin e Putinit

Shefi i CIA-s Williams Burns gjatë një konference të zhvilluar në Uashington u shpreh se pas gjashtë muajsh luftë të vështirë, Ukraina ka filluar të kundërpërgjigjet dhe se sipas tij pushtimi rus mund të shihet vetëm si dështim.

Duke u referuar kundërsulmeve në jug dhe rreth zonë së Kharkiv, Burns tha se presidenti rus Vladimir Putin e kishte nënvlerësuar guximin dhe aftësinë e Ukrainës për të luftuar.

Sipas tij Putin është i rrethuar nga këshilltarë që nuk janë të gatshëm të kundërshtojnë presidentin rus.

“Basti i Putinit tani është të jetë më i ashpër se ukrainasit, europianët dhe amerikanët”, shtoi Burns.