Netflix ndalon sezonin e gjashtë të 'The Crown' për respekt për mbretëreshën

 

Seriali i njohur dramatik i Netflix "The Crown" do të marrë një pushim nga xhirimet e sezonit të tij të gjashtë si një shenjë respekti për mbretëreshën e ndjerë Elizabeth II, njoftuan mediat britanike të premten.

Seriali "The Crown" i Peter Morgan bazohet në jetën, karrierën dhe trashëgiminë e Mbretëreshës (96), e cila i shërbeu Britanisë për 70 vjet të gjata si monarku i saj më jetëgjatë në histori.

 

Elizabeth II vdiq të enjten në kështjellën e saj Balmoral në Skoci.

“The  Crown" është një letër dashurie për të dhe për momentin nuk kam asgjë për të shtuar, vetëm heshtje dhe respekt. Unë gjithashtu pres që ne të ndalojmë xhirimet për një kohë për respekt”, tha Morgan pasi Pallati Buckingham njoftoi vdekjen e Mbretëreshës.

Sezoni i pestë i serialit është planifikuar të dalë në Netflix në nëntor.

Drejtori i The Crown, Stephen Daldry, tha disa vite më parë se nëse shfaqja do të vazhdonte ende kur mbretëresha vdiq, do të ishte në pauzë për një kohë.

“Askush prej nesh nuk e di se kur do të vijë ajo kohë, por do të ishte e drejtë dhe e duhur për të treguar respekt për Mbretëreshën. Do të ishte thjesht një haraç dhe një shenjë respekti. Ajo është një figurë globale dhe këtë duhet të bëjmë. Ajo është një grua e jashtëzakonshme dhe njerëzit do të mërziten”, tha Daldri për Deadline në vitin 2016.

Aktoreve Claire Foy, Olivia Colman dhe Imelda Staunton iu dha mundësia të luanin në serial Mbretëreshën Elizabeth II, në faza të ndryshme të jetës së saj.