VIDEO-SYRI TV/ Qeveria lë pa paketë ndihme studentët, aktivistët: I vetmi Kryeministër që i harron!

Paketa e Rezistencës Sociale, e prezantuar së fundmi nga Qeveria nuk ka përfshirë në kategoritë përfituese - studentët, e për këtë arsye, një grup aktivistësh kanë shkuar pranë Kryeministrisë, duke akuzuar Edi Ramën se është i vetmi kryeministër në botë, i cili ka harruar ekzistencën e studentëve e në asnjë moment nuk iu ka krijuar lehtësira atyre.

Një tjetër shqetësim i ngritur është edhe ai i fillimit të shkollave dhe universiteteve, sipas aktivistëve, i vonuar.