Preçi: Rama shquhet për të dhënë alarmin! Abuzim dhe keqmenaxhim në sektorin e energjisë

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, deklaroi në emisionin 'Task Force' në Syri Tv se kemi një keqmenaxhim në sektorin e energjisë elektrike, dhe abuzim nga ana e qeverisë.

"Investimet në shpërndarje, kabina e mjete të tjera teknike nuk janë bërë me eficensën e duhur, 500 mln euro janë hedhur ne 5-6 vitet e fundit. Humbjet janë në nivele shqetësuese.

Krizë për shkak të menaxhimit të keq. Mungesa e politikave prej 1 viti që Rama ka dhënë alarmin, që shquhet për këto, s'ka asnjë politikë për përdorimin e lëndëve alternative.”-tha Preçi.

Më tej eksperti tha se mungesa e politikave ka sjellë një situatë të tillë ndërsa shtoi se po përdoret rritja si mënyrë për të kompensuar blerjet në emergjencë, blerjet e pakontrolluara dhe me çmime të larta të energjisë.

"Keqmenaxhim dhe krizë botërore, vijmë në çmime të pakontrolluara. Volumi i energjisë së importuar vjetore është i barabartë me volumin e humbjeve që ne kemi. Keqqeverisje, jemi larg standardeve. Po vendosin standard në kushtet e pasigurisë dhe paqendrueshmërisë për periudhat që do vijnë.”-tha Preçi.