Berisha: Rama falimentoi ‘Air Albanian’, tani s’paguan dot taksat! Ju jeni hajdutë jashtëtokësorë

Kryetari i PD, Sali Berisha, deklaroi në Kuvend se kryeministri Rama falimentoi ‘Air Albania’ ndërsa shtoi se tani nuk paguan dot taksat.

Duke i quajtur qeveritarët hajdutë të planetit të hajdutërisë, Berisha theksoi se kreu i qeverisë ka ndërtuar një instalacion prej 4 milionë eurosh në mes të kryeministrisë.

“Ju jeni hajdutë, jo europianë, por të planetit të hajdutërisë, ndoshta jashtëtokësorë. Sigurisht, çfarë është ai instilacioni, na thuaj pak ti zonja e kulturës, 4 mln euro për sytë dhe xhepat e Edi Ramës. A ka cinizëm më të madh.

Por ‘Air Albanian’ kush e falimentoi. Fluturimet në të 4 anët e Europës, miliona e miliona euro. Marrja e avionit si avion privat, tani falimentoi, nuk paguan dot taksa. Taksat i ka grabitur Edi Rama me fluturimet e tij.”-u shpreh Berisha.