Bledian Koka: Aksioni i sotëm paralajmëroi luftën, Belinda 1 - Veliaj 0

Aksioni që kryeministri Rama paralajmëroj dje në konferencën për shtyp, ku u prezantua drejtori i ri i Policisë së Shtetit ka filluar të marrë jetë. Menjëherë Balluku nisi të zbatoi urdhrat e shefit dhe sot njoftoi sekuestrimin e një pallati 9-katësh.

Gazetari Bledian Koka në një postim në llogarinë e tij Facebook ka komentuar këtë lëvizje që sipas tij është një luftë e hapur mes partisë socialiste.

Koka u shpreh se Balluku përdori në mënyrë perfid dy fjali te cilat qartazi ajo i ka për Veliajn teksa thotë "sesi është ndërtuar kjo godinë është një mister" dhe "do të nisë një hetim për institucionet përgjegjëse".

Postimi i Kokës:

Belinda 1 - Veliaj 0!

Lufta ka nisur, Belinda Balluku me mbeshtetjen e Edi Rames ka nisur aksionin per te asgjesuar Erion Veliajn permes kullave qe ka lejuar e te cilat tani mund te behen gropa e tij politike! Balluku perdor ne menyre perfid dy fjali te cilat qartazi ajo i ka per Veliajn teksa thote "sesi eshte ndertuar kjo godine eshte nje mister" dhe "do te nise nje hetim per institucionet pergjegjese"! Qente pa hahen mes vedi, per pushtet jo per te mire e qytetareve. Sepse sot qe flasim pallati ne fjale eshte shitur dhe te paret qe goditen nga ky aksion jane ata qe parate e djerses kane blere pallate!

p.s...sepse kur zihen elefantet, shkelet bari, e bari ne keta rast nuk eshte per tu ngrene. Bari jane qytetaret!