Gazetarja Tili: Skandali me 'Air Albania', ka tre vite që nuk bën asnjë auditim, ligji e detyron çdo tre muaj

E ftuar në edicionin pasdites me Armela Ferkon në 'Syri Tv'  ishte gazetarja , Mirilda Tili ku komentoi skandalin e radhës më kopanin e udhëtimeve ‘Air Albania’.

Sipas Tilit skandali ka të bëjë me faktin se çdo kompani ka të drejtë të dorëzoi çdo tre muaj bilancet ekonomike, ndërsa kompania ka gati tre vjet që nuk bën asnjë dorëzim.

"Dje mori jehone publike fakti që  ishte pezulluar statusi në QKB që në datën 1 shtator i kompanisë ‘Air Albania’ ku 10%  janë aksione shtetërore.

Kompania ‘Air Albania’ ka disa detyrime ndaj shtetit ku duhet të dorëzoj disa bilance çdo tre muaj dhe të bëj disa pagesa, ndërsa skandali ka të bëjë se janë gati tre vite që nuk dorëzohet asnjë bilanc.

Si ka mundësi që një kompani me aksioner Turkish Airlines dhe disa aksioner të tjerë që janë në këtë kompania nuk është bërë asnjë dorëzim bilanci dhe deklaratat e ministres Balluku ishin fyese pasi të thuash së është një kompani e re dhe që nuk i njeh shumë mirë rregullat është më shumë se skandal.

Detyrimet që ka kjo kompani janë një gropë e madhe ekonomike, nuk ka transparencë për këtë çështje dhe për më tepër që si ka mundësi që edhe stadiumi kombëtar ka këtë emër pasi në momentin që u vendos kjo gjë ajo akoma nuk kishte operuar si duhet në treg.

Kodi ajror ka një pikë specifike që thotë se i hiqen liçensimin në rast se nuk dorëzohet auditet financiare dhe pika tjetër thotë se si duhet të funksionoj në rast se i hiqet licenca, dhe në këtë moment menjëherë kontrollohet nga shteti që udhëtarët mos të mbesin në rrugë që të mos ndodhi i njëjti skenar me Belle Air- u shpreh gazetarja.