Korrespondenti mbretëror i BBC: Ka zëra se Mbretëresha ka kancer

Ka zëra se Mbretëresha ka kancer, tha Nicholas Witchell, një korrespondent i BBC-së që ndjek familjen mbretërore.

Megjithatë, sipas Guardian , këto spekulime nuk janë konfirmuar zyrtarisht.

Kujtojmë se sot u bë e ditur se mbretëresha Elizabeth (96) është nën mbikëqyrje të vazhdueshme mjekësore në Kalanë Balmoral.

Shëndeti i mbretëreshës është shqetësues, tha Buckingham Palace.

Të katër fëmijët e mbretëreshës britanike Elizabeth II kanë udhëtuar në Kështjellën Balmoral në Skoci për të qenë me Mbretëreshën, pasi mjekët sot shprehën shqetësimin për shëndetin e saj dhe rekomanduan që ajo të mbetet nën mbikëqyrjen mjekësore, raporton televizioni britanik ITV.

Princi Charles, me djalin e tij Princin William, Princeshën Anne, Princin Edward dhe Princin Andrew mbërritën në Balmoral, raporton Reuters.

Princi i Uellsit udhëtoi për në Balmoral me gruan e tij Camilla, Dukesha e Cornwall-it, tha një zëdhënës i rezidencës së tij mbretërore, Clarence House.

Pallati Kensington konfirmoi se edhe Princi William udhëtoi në Balmoral.

Buckingham Palace tha më parë se mjekët janë të shqetësuar për shëndetin e mbretëreshës dhe i kanë rekomanduar që ajo të qëndrojë nën mbikëqyrjen mjekësore në Kalanë Balmoral në Skoci.