VIDEO-SYRI TV/ Nuk ndalet rritja e çmimeve në vend, inflacioni në nivelin më të lartë në histori

Inflacioni  në Shqipëri ka shënuar nivelin më të lartë në histori që nga koha piramidave në 1998, teksa rritja e çmimeve  të konsumit pritet të vazhdojë edhe më tej.  Të dhënat u bën me dije nga INSTAT, i cili raporton se  në muajin gusht indeksi i çmimeve u rrit me 5.6% krahasuar me një vit më parë.

Nga SYRI TV

Rritja e çmimeve në vend nuk njeh të ndalur, ndikuar edhe nga shtrenjtimi i ushqimeve dhe karburanteve. Inflacioni ka shënuar nivelin më ta lartë në histori që nga 1998, periudhë kur vendi vuante pasojat që solli në ekonomi kriza e piramidave.

Sipas të dhënave të INSTAT, ndryshimi vjetori i indeksit të çmimeve të konsumit në Gusht të 2022, është 8 %, ndërsa në të njëjtën periudhë të një viti më parë ishte vetëm 2.4 %. kur vendi ende vuante pasojat që solli në ekonomi kriza e piramidave. Banka e Shqipërisë, e cila ka si objektiv kryesor ruajtjen e stabilitetit të çmimeve, që nga muaji mars i këtij viti ka rritur tre herë normën bazë në ekonomi, duke e çuar nga minimum historik prej 0.5% në 1.75% në fillim të gushtit, në përpjekje për të frenuar rritjen e inflacionit.

Guvernatori Gent Sejko deklaroi gjatë vendimit të fundit se informacioni i ri i marrë në analizë sugjeron se presionet inflacioniste janë më të gjera dhe më të forta se vlerësimet e mëparshme. Më shumë se gjysma e rritjes së çmimeve në vend vjen për shkak të shtrenjtimit të produkteve që Shqipëria merr nga importi, duke sinjalizuar se rritja e çmimeve të konsumit do të vazhdojë më tej, pasi inflacioni në Eurozonë vetëm po rritet.

Të dhëna të tjera të INSTAT bënë të ditur se indeksi i çmimeve të prodhimit, ndërtimit dhe importit shënoi rritje në tremujorin e dytë 2022, në raport me të njëjtën periudhë të një vitit më parë.