VIDEO-SYRI TV/ ‘Ngrohuni në diell’, Rama e bën energjinë 4-fish më të shtrenjtë

Ndonëse kryeministri Edi Rama deklaroi se nga katërfishimi i çmimit të energjisë për konsumin mbi 800 kë do të preken vetëm 6 përqind e familjeve, duket se në realitet do të ndodh ndryshe. Nga katërfishimi i energjisë do të preket çdo familje që deri më sot ka paguar një faturë prej 7600 lekësh. Nga një përllogaritje e thjeshtë rezulton se familjet që deri më sot paguanin faturë 8500 lekë, me çmimin e ri do të paguaj 11800 ose 38 % më shumë.

Nga SYRI TV

Kreu i qeverisë Edi Rama deklaroi se vetëm rreth 6-7% e familjeve shqiptare shpenzojnë më shumë se 800 kilovat orë në muaj, e për rrjedhojë do të paguajnë më shtrenjtë faturën e energjisë elektrike.

Kjo deklaratë duket se nuk ka lidhje me realitetin, pasi 800 kilovat/orë energji i korrespondon një fature prej 7.600 lekësh në muaj, të cilën gjatë dimrit e paguajnë shumica e familjeve shqiptare. Me rritjen prej 42 lekësh për familjet që shpenzojnë mbi 800 kilovat/orë në muaj, të gjithë qytetarëve që në dimër paguanin mbi 7.6000 lekë do të paguajnë 4.4 herë më shumë.

E thënë ndryshe, për vetëm 100 kilovat/orë shtesë shpenzim energjie, një familje do të paguajë 4.200 lekë shtesë.

Sa më shumë të rritet konsumi, aq më e lartë do të jetë fatura mujore.

Nëse konsumi shkon 1000 kilovat, fatura totale do të jetë 20.2 mijë lekë, nga 10.4 mijë lekë që ishte më parë, ose gati dyfish. E në kushtet kur pjesa me e madhe e familjeve shqiptare ngrohen me energji, rritja e çmimit, do ti prekë ata drejtpërdrejt.

Por edhe pse kjo përllogaritje del nga faturat aktuale të qytetarëve, Edi Rama ka reaguar serish, duke thënë se 800 kilovat/orë energji prodhojnë një faturë prej 9.100 lekë, dhe kush harxhon më shumë, do të paguaj çmimin e tregut.

Megjithatë edhe kjo fature gjatë dimrit paguhet nga një pjesë e madhe e familjeve shqiptarëve, dhe jo nga vetëm 6% prej tyre siç deklaroi kryeministri