VIDEO-SYRI TV/ Llogaritë e Albcontrol bllokohen nga Eurocontrol, arsyeja: për t'i paguar 110 mln euro, Bechetti-t

Ndonëse Kryeministri Edi Rama u zotua se  Francesco Becchetti nuk do ta marrë shumën prej 110 milionë euro që fitoi në arbitrazh me shtetin shqiptar, për shkak të mbylljes së Agon Channel, realiteti duket se është tjetër. Biznesmeni italian duket se ka marrë vetëm gjatë viti të kaluar rreth 21 milionë euro. Në raportin e dorëzuar në QKB, kompania shtetërore “Albcontrol”, thotë se ka vështirësi financiare, pasi 21 milionë euro që gjeneroi gjatë vitit 2021, u bllokuan nga Eurocontrol për llogari të biznesmenit Italian.

Nga SYRI TV

Por teksa Kryeministri Edi Rama u premtoi shqiptarëve se nuk do të paguanin asnjë lek për faturën prej 110 milionë euro që Francesco Becchetti fitoi ndaj shtetit shqiptar, në realitet ndodh e kundërtat. Kompania shtetërore “Albcontrol”, ka zbuluar indirekt se vetëm gjatë vitit 2021, Francesko Beketi i ka marrë shtetit

Kompania me pronësi shtetërore “Albcontrol”, që menaxhon trafikun ajror në vend po përballet me vështirësi likuiditeti për shkak të bllokimit të llogarive financiare në Burksel.

Këtë gjë e ka bërë të ditur vet “Albcontrol” në raportin vjetor të vitit 2021, të cilin e ka dorëzuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Sipas raportit, të cituar nga revista “Monitor”, Albcontrol ka vështirësi likuiditeti, pasi të ardhurat e saj janë bllokuar në Bruksel nga Eurocontrol.

Sipas raportit, gjatë periudhës Janar- Dhjetor 2021, nga aktiviteti i “Mbikalime & ulje ngritje”, është arkëtuar e duhet të ishte në dispozicion të shoqërisë për të plotësuar detyrimet e programit, shuma me vlerë neto 20.98 milionë euro, ose 2.57 miliardë lekë.

Në raportin vjetor të Albcontrol nuk përmendet arsyeja e bllokimit të llogarive, por ky bllokim është i lidhur me konfliktin mes qeverisë shqiptare dhe investitorit italian, Francesco Becchetti.

Përballja e Shqipërisë me investitorin italian, Francesco Becchetti, në Qendrën Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve, përfundoi me një vendim në favor të tij, duke i akorduar një kompensim prej 110 milionë eurosh. Vendimi është i formës së prerë dhe sipas mediave ndërkombëtare, investitori ka synuar mbledhjen e parave në llogaritë që shteti shqiptar ka jashtë kufijve, ku një prej tyre është llogaria e Albcontrol në Eurocontrol në Bruksel, ndërkohë që qeveria thekson se beteja ende nuk ka mbaruar.