Karantina e zgjatur në qytetin Chengdu në Kinë/ 20 milionë njerëz vazhdojnë të mbyllur

Qyteti kinez i Chengdu, i cili ka një popullsi prej më shumë se 20 milionë banorësh, ka zgjatur karantinën në shumicën e rretheve të tij për shkak të epidemisë së re të koronavirusit.

Autoritetet lokale raportuan 116 raste të reja lokale, nga 121 një ditë më parë. Nga rastet e raportuara, 57 ishin simptomatike dhe 59 asimptomatike.

 

Bllokimi pritej të hiqej të mërkurën, por zyrtarët e qeverisë lokale thanë se "ekziston ende rreziqe të përhapjes sociale në disa zona".

Banorët që janë në karantinë do të testohen për virusin çdo ditë, njoftuan autoritetet e qytetit, pa specifikuar një datë se kur do të hiqet karantina.

Megaqyteti u mbyll javën e kaluar pasi numri i rasteve u rrit në disa rrethe.

Chengdu është kryeqyteti i provincës kineze të Sichuan dhe një nga qendrat më të rëndësishme ekonomike, financiare, tregtare, kulturore, trafiku dhe komunikimi në Kinë.

Zona ishte gjithashtu kohët e fundit objektivi i një tërmeti të fortë me magnitudë 6.8 ballë të shkallës Rihter, në të cilin humbën jetën të paktën 46 persona.