Parfumi shkakton reaksion, helmohen punëtoret e fabrikës

Nëntë gra, punonjëse në një fabrikë përpunimi ullinjsh kanë përfunduar në spitalin e Fierit paraditen e kësaj të enjteje, me shenja helmimi.

Policia e Fierit tha se ato ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Nga verifikimet paraprake, dyshohet se helmimi i tyre ka ardhur si pasojë e një reaksioni të shkaktuar nga produkti aromatizues (parfum) i përdorur nga njëra prej këtyre shtetasve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, tha Policia.