‘Kërcënoi me thikë bashkëshorten’, shpallet në kërkim 50 vjeçari në Vlorë

Një 50 vjeçar në Vlorë është shpallur në kërkim pasi ka kërcënuar me thikë bashkëshorten e tij.

Sipas njoftimit të policisë, materialet janë referuar në prokurori.

Njoftimi/ DVP Vlorë

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit I. P., 50 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur me mjet prerës (thikë) ish-bashkëshorten e tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. Z., 49 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në Sarandë, iu gjet një sasi produkti ushqimor, i dyshuar i kontrabanduar në kufi me shtetin grek.  

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.