Menaxhimi i Butrintit/ Kuvendi rrëzon kërkesën e deputetes së PD për interpelancë me Margaritin

Me 25 vota pro dhe 52 kunder Kuvendi e rrezoi kerkesen e deputetes se PD Ina Zhupa per mbajtjen e nje interpelance me ministren e Kultures Elva Margariti per menaxhimin e Butrintit.

Deputetja e PD, në seancën e parë plenare të këtij sesioni ka sjellë dhe një herë në Kuvend shqetësimin për praninë e Riçard Hoxhis në bordin për menaxhimin e Butrintit.

Deputetja nxori deklaratat e tij lidhur me Shqipërinë dhe theksoi se “ne mund të gjykojmë se a duhet një njeri i tillë me të tillë qasje të jetë në krye të bordit të menaxhimit të Butrintit. A është e dëshmme për identitetin dhe a rrezikojnë shqiptarët nesër t’u tjetërsohen gjetjet e Butrintit. A rrezikohen shqiptarët që në këtë 10 vjecar që është dhënë menaxhimi i Butrintit me koncension gjetjet të interpfretohen si territor grek, a rrezikojmë që përkrah flamurit shqiptar në Butrint të vihet dhe flamuri grek? Historia e identiteti duhet ruajtur”.

Zhupa tha se nga gjashtë propozimet per anetarin e bordit, kerkoi mbi cilat kritere eshte perzgjedhur Riçard Hoxhis.

“Cfarë thanë ata 5 të tjerët që qenka Hoxhis më i mirë? Cilët kritere? Nuk ka më keq se kaq, me keq se kaq ka vritini shqiptarët, të na tregojë ministrja kur është hapur thirrja për këta njerëz, kush ka aplikuar, kritetet mbi të cilat janë përzgjedhur. A ka këtu plane të tjera që fshihen për Butrintin? Apo ka parë në CV që ka qenë këshilltar i Ramës kur ka qenë minister i Kulturës.

Para se te jeni deputete, jeni shqiptare, e duhet t’i kerkoni llogari ministres e te terhiqeni nga vendimi qe Hoxhis te jete ne Bordin e menaxhimit te Butrintit”, tha Ina Zhupa.

“Doja të isha duke kryer interpelancën, që ministrja të paraqiste arsyet e saj pse ka zgjedhur e ka vendosur në bordin e menaxhimit të Butrintit Ricard Hoxhis.

Arsyeja kryesore pse e kam kërkuar këtë interpelancë. Thotë që shqiptarët një vend artificial i krijuar artificialisht si një vendim politik dhe që në 1913 në Jug, në Butrint e Sarandë nuk kishte asnjë shqiptar e sipas Hoxhisit atje është tokë greke e Butrinti është grek”, tha Zhupa.