Grabiten dy turistët çekë në Tepelenë, hajduti iu merr portofolin me para dhe dokumente

Rikthehen xhepistat në Tepelenë.  Këtë mbrëmje iu është vjedhur portofoli me lekë dhe dokumentacion dy turistëve çekë.

Menjëherë turistët të frikësuar kanë denoncuar pranë komisariatit të Tepelenës.

Banorët pohojnë se turistët çekë u shqetësuan shumë në momentin e ngjarjes dhe në gjendje të irrituar po komunikojnë me tone të larta me efektivët.

Autori i dyshuar për këtë ngjarje është shtetasi S.G., nga Salaria, ndërsa policia po punon për kapjen e autorit. Nuk dihet ende vlera monetare që i është grabitur turistëve.