FOTO+VIDEO/ E vrau fqinji me thikë, ja kush është viktima në Pogradec

Personi në foto është Safet Hyskollari, personi i cili mbeti i vrarë pasditen e kësaj të mërkure në Pogradec, pas sherrit me fqinjin e tij, Fatos Munellari.

Ky i fundit, qëlloi me thikë Hyskollarin pas debatit për një rrugë dhe një gardh ndërsa fillimisht Hyskollari mbeti i plagosur. Teksa dërgohej në spital, Hyskollari nuk i ka mbijetuar plagëve duke ndërruar jetë.

Syri.net ka siguruar me video momentin kur bashkëshortja e autorit Fatos Munellari mëson nga gazetarët lajmin se Safet Hyskollari ka vdekur.

"Oboboo, si moj ka vdekur? Ne s'e dinim. Të dy kanë vdekur? Obobo çfarë na gjeti."-thotë bashkëshortja e autorit.

Ndërsa i biri thotë se ka nisur kërkimet për të atin, por deri tani pas asnjë rezultat. Autoritetet kanë ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur gjetjen dhe arrestimin e autorit.