Hysni Burgaj: Sot punonjësit e policisë nuk kanë besim të japin një informacion për kriminelët

Ish-drejtori i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj, deklaroi në një takim me kryetarin e PD, Sali Berisha se punonjësit e policisë nuk kanë besim të japin një informacion për kriminelët.

Dua të them se gjatë 8 viteve shkarkohen dhe emërohen 5 drejtorë të Përgjithshëm Policie. Çfarë tregon kjo? Së pari tregon se politika ndërhyn direkt në punën e policisë së shtetit.  Dua të flas vetëm për largimin e Nanos. I vetmi element që e përgëzoi dhe punoi ishte lufta që bëri me kanabisin kohët e fundit, në asgjësimin e sipërfaqeve të tëra me drogë. Ka pasur parcela me 70-80 mijë bimë.

Çfarë raportohet, 250-300 bimë. Kjo është një fshehje e krimit, vendngjarjes. 

Të krijohet besimi në strukturat e policisë që qeveria e ka me të vërtetë luftën ndaj krimit dhe korrupsionit, si në administratë, por edhe brenda radhëve të policisë. Sot punonjësit e policisë nuk kanë besim të japin një informacion për kriminelët. Shikojnë aty ku e çojnë informacionin dhe nëse bëhet fjalë për ata që nuk i kanë miq, e nisin, nëse i kanë miq nuk e njoftojnë informacionin.”-tha Burgaj.