EMRAT/ E rëndë në Pogradec, vritet me thikë një person, autori në kërkim

Një krim i rëndë ka ndodhur në Pogradec, rreth orës 17:50 minuta.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se 63-vjeçari me Fatos Manellari, ka qëlluar me thikë duke vrarë Safer Yskollarin, 65 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gështenjas, ndërsa trupi i pajetë ndodhet në morg.

Njoftimi i policisë së Pogradecit.

Më datë 07.09.2022, rreth orës 17:50, në fshatin Gështenjas, Pogradec, gjatë një konflikti, shtetasi F. M., 63 vjeç, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin S. H., rreth 65 vjeç, i cili u transportua në Spitalin e Pogradecit, ku si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Nga ana e Policisë, po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.