‘Kryetari i Shijakut gënjeu’/ Vasili nxjerr dokumentin: Ka paguar mbi 20 milionë lekë për inceneratorët

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka publikuar dokumentin që vërteton se Bashkia Shijak ka paguar mbi 20 milionë lekë për firmën Integreted Energi që është kompania e famshme e inceneratorit.

Në një deklaratë për mediat ditën e djeshme, Vasili ka theksuar se kryetari i Bashkisë Shijak Elton Arbana gënjeu kur tha se ‘i çojmë mbeturinat gratis në Tiranë për ti trajtuar’.

Vasili ka publikuar kontratën me firmën e këtij zotërisë, kryetarit të bashkisë që thotë që nuk kemi paguar asnjë lekë, por që në të vërtetë ka paguar mbi 20 milionë lekë për inceneratorin gjatë periudhës shtator-tetor 2021 e më mbrapa.

Vasili: Si mashtroi kryetari i Bashkisë së Shijakut në prononcimin që ai mbajti pas inspektimit dhe prononcimin e kryetarit të Partisë së Lirisë Ilir Meta, ku tha fjalë për fjalë se ‘ne i çojmë mbeturinat gratis në Tiranë për ti trajtuar’.

Ja ku e keni dokumentin e kontratës së lidhur nga Bashkia e Shijakut më 23 gusht të 2021 me Integreted Energi kompani e famshme e inceneratorëve që tani ju e njihni.

Ja ku është kontrata me firmën e këtij zotërisë, kryetarit të bashkisë që thotë që nuk kemi paguar asnjë lekë.

Kjo kontrata ka edhe një aneks, ankesi 9 që është i detyrueshëm dhe thotë fjalë për fjalë, ‘angazhohemi për të gjitha detyrimet që rezultojnë si të tilla për Bashkinë Shijak, duke përfshirë por pa kufizuar në kryerjen e të gjitha pagesave për depozitimin dhe përpunimin e mbetjeve sipas çmimit 29 euro për ton pa tvsh dhe konform aneksit përkatës përgjatë gjithë kohëzgjatjes së kësaj marrëveshje ose çdo çmimi të modifikuar konform dispozitave të kontratës’.

Prononcimi i këtij zotërisë në 23 gusht 2022:

Landfilli, ky kryetari ky Arbana thotë se nuk mund të pranojë më mbetje pa tarifë dhe pa marrëveshje megjithëse deroi tanimë i ka mbuluar vetë kostot financiare dhe për këtë arsye kërkesën e kemi marrë, një ditë më parë është marrë edhe vendimi në Këshillin Bashkiak dhe është proceduar me këtë marrëveshje për të cilën paguhen para.

Pra jo vetëm që janë paguar para por vetëm për periudhën shtator-tetor dhe mbrapa të 2021 sipas deklarimeve të vetë kompanisë së inceneratorëve për para të mara, ka marrë mbi 20 milionë lekë nga Bashkia e Shijakut për këtë çështje.