VIDEO-SYRI TV/ Fshati Gocaj pa ujë të pishëm, banorët: Kosto dyfish! Pushteti na ka mashtruar me premtime

Dhjetëra familje në fshatin Gocaj të njësisë administrative Balldre në Lezhë, prej vitesh nuk kanë ujë të pijshëm.

Banorët thonë se u duhet të mbushin ujin në një çezëm, ndërsa shumë të tjerë detyrohen ta blejnë atë. Sipas tyre, prej 30 vjetësh nuk është kryer asnjë investim në rrjetin ujësjellës e për pasojë, nuk kanë ujë të pijshëm.

Ankesa për mungesën e ujit ka pasur përherë, thonë banorët, por pushteti lokal dhe ai qëndron, vetëm i ka gënjyer duke u dhënë premtime boshe për ndërtimin e ujësjellësit.