Si do të ndikojë shkarkimi i Tuchel tek Armando Broja?

Skuadra e Chelseat shkarkoi sot trajnerin Thomas Tuchel, pas asaj humbjeje të hidhur që pësoi në transfertë me Dinamon e Zagrebit (1-0) në sfidën e parë të grupeve të Champions League.

Tashmë “Blutë” e Londrës do të vihen në lëvizje për të gjetur trajnerin e ri, i cili do të drejtojë ekipin ku bën pjesë edhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja.

Mbetet për t’u parë tashmë nëse kjo lëvizje do të rezultojë për mirë apo për keq për Brojën.

Kujtojmë se trajneri gjerman u bë pengesë për shitjen dhe huazimin e sulmuesit kuqezi, duke thënë gjithmonë se e kishte në planet e tij.

Në ndeshjet e këtij sezoni Tuchel e ka aktivizuar shqiptarin si zëvendësues, ashtu si edhe mbrëmë ndaj Dinamo Zagrebit, teksa me ardhjen e teknikut të ri, pritet të ketë zhvillime të reja për sulmuesin e Kombëtares shqiptare.