Vetëm pak orë pasi mori detyrën, Truss pranon ftesën e Zelenskyt për në Ukrainë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka folur me Liz Truss këtë mbrëmje, duke u bërë lideri i parë i huaj që pati një bisedë me kryeministren e sapozgjedhur britanike. 

Zelensky thotë se e ka ftuar atë në Ukrainë dhe falenderoi britanikët "për ndihmën e madhe të mbrojtjes dhe ekonomike për Ukrainën".

Vetëm pak minuta më pas Lizz Truss ka pranuar ftesën e Volodymyr Zelensky. Në një deklaratë, Kryeministria britanike thotë se kryeministri i ri përsëriti "mbështetjen e palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar për lirinë dhe demokracinë e Ukrainës".

“Në telefonatën e saj të parë me një homolog që kur u bë kryeministre, ajo i përsëriti liderit ukrainas se ai kishte mbështetjen e saj të plotë dhe Ukraina mund të varet nga ndihma e Mbretërisë së Bashkuar për një afat të gjatë”, shton deklarata.

Më tej thuhet se Truss "mezi priste të punonte me Presidentin në javët dhe muajt e ardhshëm dhe ishte e kënaqur që pranoi një ftesë për ta vizituar atë në Ukrainë së shpejti".