VIDEO/ Aksident në qendër të Shkodrës, makina përplas kalimtarin

Aksident automobilistik në qendër të qytetit të Shkodrës.

Një automjet tip 'Peugeot' ka përplasur një këmbësor, teksa ky i fundit ka qenë duke kaluar rrugën. 

Aksidenti është regjistruar në sheshin 'Parrucë'. 

I aksidentuari rreth moshës 50 vjeç është transportuar për në spitalin rajonal Shkodër. 

Në vendin e ngjarjes ndodhet policia që po heton shkakun e këtij aksidenti.