Formacione zyrtare/ Sevilla-Manchester City, Guardiola dhe Lopetegui zgjedhin titullarët

"Estadio Ramon Sanchez Pizjuan" është arena e përballjes së parë në fazën grupore të Ligës së Kampionëve, ndërmjet Sevillas dhe Manchester Cityt.

Dy skuadrat rivale janë pjesë e Grupit G, ku konkurrojnë edhe Borussia Dortmundi dhe FC Copenhageni.

Nuk do të mungojë një përballje taktikash ndërmjet strategëve Julen Lopetegui dhe Pep Guardiola, të cilët i kanë zgjedhur ekipet që do të luajnë nga fillimi.