Sekuestrohen 13 kg kokainë e kanabis në Zvicër, në pranga 2 shqiptarë dhe 1 serb

Gjatë një aksioni të policisë zvicerane në Grenchen dhe Derendingen, u sekuestrua kokainë, hashash, ndërsa tre persona u ndaluan nga autoritetet.

Policia e kantonit të Bernes kapi një bandë të dyshuar shpërndarësish me tre persona dhe sekuestroi më shumë se 13 kilogramë drogë.

Aksioni, i cili çoi në kontrolle shtëpish dhe arrestimin e tre burrave në kantonin Solothurn më 29 gusht, u parapri nga hetimet në kantonin e Bernës, siç shkroi policia e kantonit të Bernës në një deklaratë të martën.

Tetë kilogramë kokainë dhe pesë kilogramë e gjysmë hashash janë sekuestruar në Grenchen dhe Derendingen.

Tre të arrestuarit janë dy shqiptarë të moshës 26 dhe 42 vjeç dhe një serb 33-vjeçar, tha zëdhënësja e policisë së Bernës.

Personat në fjalë akuzohen për shkelje të kualifikuara të Ligjit për Narkotikët.