VIDEO/ Berisha: Banorët po thithin toksina, Rama grabit 420 mln euro!

Një tym toksik ka mbuluar këtë mëngjes fshatin Gjepalaj të Durrësit dhe është përhapur në të gjithë zonën. Mbeturinat digjen nëpër fushën e ndotur, ndërkohë banorët vazhdojnë jetën e përditshme nëpër mjegullën helmuese që të shkatërron mushkritë.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka publikuar pamjet e këtij krimi mjedisor, për të cilin vetëm heshtet duke akuzuar katërshen e politikanëve të akuzuar nga opozita si projektuesit dhe përfituesit e miliona eurove të inceneratorëve inekzistentë.

Berisha shkruan: “Gjepalaj, plehrat i djegin në natyrë! Banorët thithin toksina me ajrin që marrin. Rama-Agaçi-Ahmetaj-Veliaj grabitën 420 milionë euro për djegësat që nuk ekzistojnë!”