Teuta prezanton trajnerin e ri, ish-futbollisti korçar merr drejtimin e ‘Djemve të Detit’

Bledi Shkëmbi do tw jetë trajneri i ri i Teutës. Ish-futbollisti korçar, i cili ka një përvojë të parë në stolin e “Djemve të Detit” në vitet 2018-2019, do të prezantohet si pasues i Arapit këtë të martë, në orën 18:00.

Ndërkohë sot stërvitjen e Teutës e kanë drejtuar provizorisht Bledar Hodo dhe Vangjel Mile.

“Sot dyshja e shtëpisë Hodo-Mile drejtuan seancën e parë të skuadrës në Durrës, për ndeshjen e javës së 4-t ndaj Kukësit. Ekipi është stërvitur normalisht dhe grupi është në gjendje optimale,” shkruhet në njoftimin e Teutës, që pret të zyrtarizojë Bledi Shkëmbin.