Meta: Rama falsifikoi firmat e të vdekurve! Do ketë protesta kudo ku ka afera korruptive

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një takim me strukturat e partisë në Berat deklaroi se do të çojnë përpara iniciativën për heqjen e taksës së karbonit, për të ulur çmimin e karburantit.

Duke paralajmëruar se do të jenë në protesta qytetare dhe politike kudo ku ndodhin aferat e qeverisë, Meta theksoi se nuk kanë mision më të rëndësishëm se zgjimi mbarëkombëtar.

Ndër të tjera, ish-Presidenti i vendit theksoi se kryeministri Edi Rama ka falsifikuar firmat e të vdekurve, duke iu referuar aferës korruptive të inceneratorëve.

Ndër të tjera Ilir Meta theksoi se do të jenë në të gjithë vendin për të protestuar kundër qeverisë së Ramës.