Rrëzohet avioni privat, humb jetën bashkë me familjen, biznesmeni i pasur gjerman

Një avion privat i cili drejtohej nga biznesmeni i pasur gjerman Karl-Peter Griesemann ishte duke fluturuar në një vijë të drejtë nëpër Evropë, kur ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar në Detin Baltik dhe si pasojë kanë humbur jetën 4 persona.

72-vjeçari, kreu i kompanisë private të ambulancave ajrore Quick Air, po fluturonte bashkë me gruan e tij, Juliane, vajzën Lisa, 26 vjeç, e cila ishte një pilote e trajnuar, dhe të dashurin e saj Paul 27 vjeç, nga Jerez në Spanjë për në Këln kur u devijua lëvizja në Detin Baltik dhe avioni ra në ujë afër Letonisë, sipas Bild.

Biznesmeni 72-vjeçar Karl-Peter Griesemann besohet se pësoi hipoksi pas një dështimi të presionit të ajrit në kabinën e “Citation Cessna”.

“Piloti raportoi një problem me presionin e avionit në lartësi dhe duket se ka humbur vetëdijen”, thanë zyrtarët.

Avionët e NATO-s u përpoqën për të kapur avionin i cili nuk iu përgjigj thirrjeve të kontrollorëve pasi u raportuan probleme në kabinë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se mijëra njerëz panë në faqet online të gjurmimit të fluturimeve teksa avioni i dënuar për t’u rrëzuar fluturoi mbi detin Balltik dhe filloi të zbriste në lindje të ishullit suedez të Gotland. Me sa duket karburanti në atë pikë ka qenë drejt fundit, ndaj avioni iu drejtua me shpejtësi ujit duke u përplasur me detin në qytetin Letonez të Ventspils.

Midis bizneseve të tjera, Griesemann drejtonte një kompani të avionëve charter të quajtur “Quick Air”, me qendër në Këln.

Avioni u kthye dy herë, në Paris dhe Këln, përpara se të nisej drejt e mbi Balltik, duke kaluar pranë ishullit suedez Gotland.