Krasniqi: Mbulimi i targave nuk e rregullon jetën e qytetarëve! Duhet marrëveshje e përhershme

I ftuar në Edicionin e Pasdites në SYRI TV me Armela Ferkon, zyrtari i Partisë Socialdemokrate Frashër Krasniqi ka folur për marrëveshjet e arritura mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe vizitën e kryeministres serbe Brnabic në veriun e Kosovës dhe Besnik Bislimi në Luginën e Preshevës. 

Sipas Krasniqit çështja e targave është ende në dialog dhe mbulimi i disa targave nuk e rregullon jetën e qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë.

Për Krasniqin, nëse Kosova është duke u shtyrë me Serbinë për targa unë them që kjo është një çështje thjesht për të plotësuar egot e Vuçiçit dhe Albin Kurtit për t’ju ushqy ambiciet e tyre elektorale dhe qasjet e tyre populiste ama për me rregullu jetën e qytetarëve duhej një marrëveshje e përherëshme me Serbinë.

Krasniqi: Çështja e targave është ende në dialog dhe mbulimi i disa targave nuk e rregullon jetën e qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë. Nëse këta po na e paraqesin si sukses që thjesht po mbulohen targat dhe kanë vendosur reciprocitet në targa për mua kjo është çështje krej e parëndësishme për mua pasi nuk e ka ndikuar as mbulimi i targave nga ana e Kosovës dhe ana e Serbisë jetën e asnjërit qytetar.

Nëse këta janë duke u shtyrë me Serbinë për targa unë them që kjo është një çështje thjesht për të plotësuar egot e Vuçiçit dhe Albin Kurtit për t’ju ushqy ambiciet e tyre elektorale dhe qasjet e tyre populiste ama për me rregullu jetën e qytetarëve duhej një marrëveshje e përherëshme me Serbinë ku zgjidhet njëherë e mirë që Kosova ndahet nga Serbia dhe dy palët zotohen që ia njohin subjektivitetin njëra tjetrës pra që nuk kanë më punë në punët e brendshme të njëra tjetrës vetëm në atë mënyrë do të hapej një prespektivë e bashkëpunimit të gjitha vendeve të rajonit dhe të zhvilloheshin ekonomikisht dhe ta ndikojnë jetën e qytetarëve.