Britania u bën thirrje vendeve afrikane të goditura nga uria të kultivojnë insekte

Mbretëria e Bashkuar po i inkurajon afrikanët e goditur nga uria të hanë insekte, me projekte që synojnë ta zhvillojnë këtë praktikë në Republikën Demokratike të Kongos dhe Zimbabve.

Insektet e ngrënshme janë shpallur prej kohësh si një burim proteinash efikas, që kërkon më pak tokë dhe ujë sesa bagëtitë që mbahen tradicionalisht. Megjithatë, shija dhe rezistenca e shoqërisë kanë rezultuar të jenë pengesë në shtrirjen e kësaj praktike në shumë pjesë të botës.

Në lëvizje për të realizuar përfitimet thelbësore të ngrënies së insekteve, një projekt ndihme prej 50,000 paundsh i Mbretërisë së Bashkuar në Republikën demokratike të Kongos po fut në meny, larvat afrikane, karkalecat migratorë dhe mizat e zeza.

Foto: Punëtorët mbledhin vemjet mopane, duke i përgatitur për shitje në Kopa, Zambia.

Nisma po drejtohet në provincat Kivu veriore dhe jugore të Kongos, ku blegtoria është një nga mënyrat e pakta për të siguruar jetesën për banorët e fshatrave.

Por ndërsa popullsia në këto rajone rritet, hapësira për blegtori po zvogëlohet dhe kultivimi i mishit të viçit po rëndon furnizimin me ujë.

Njëzet e tre lloje insektesh konsumohen tashmë në rajonin e Kivu-së jugore, megjithëse kongolezët zakonisht nuk i kultivojnë ato, por i mbledhin në varësi të stinës. Insektet e ngrënshme që hahen zakonisht në rajon janë kërpudhat afrikane të palmës, brumbulli i mbeturinave, termitet dhe kriket.

Projekti është renditur në faqen e internetit të Zyrës së Jashtme, të Commonëealth dhe Zhvillimit si synim "që të promovojë prodhimin e insekteve për ushqimin e njerëzve dhe për përdorim në prodhimin e ushqimeve të kafshëve".

Nisma thuhet se do të zgjasë nga marsi deri në dhjetor 2022 me fondet e siguruara nga Agjencia Katolike për Zhvillimin Jashtë shtetit (Cafod), një organizatë bamirëse në Angli dhe Uells.

 Cafod nuk iu përgjigj një pyetjeje të Guardian se si synonte t'i përdorte paratë.

(Megjithatë, pas publikimit Cafod tha se ishte "plotësisht e gabuar të pretendohej se programi po inkurajon njerëzit të hanë insekte" dhe se ky ishte një projekt vendor për të rritur insektet për të ushqyer peshqit, për të siguruar që ata do të ishin më të pasur me proteina kur të konsumoheshin.)

Një shitës ambulanti shet krimba mopane