VIDEO/ ‘Perla’ e Leao-s nga të gjitha këndet, sulmuesi ‘vallëzon’ me mbrojtësit dhe shënon supergol

Rafael Leao zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë ndaj Interit, duke ndihmuar jo pak Milanin të fitonte derbin me rezultatin 3-2.

Sulmuesi portugez ishte autor i dy golave dhe asistues për golin e Giroud, duke treguar se jo më kot u shpall sezonin e kaluar MVP i Serisë A.

Por, spikati goli i tij i dytë, me portugezin që dribloi të tre mbrojtësit e Interit (Bastoni, De Vrij dhe Skriniar) dhe mposhti Handanovic me një goditje të zgjuar.