Akuzohet se vrau shqiptarin, mekaniku italian 'tradhtohet' nga gruaja dhe djali

Davide Cristiano Mossali, i dyshuari kryesor i vrasjes së Nexhat Ramës nga Kosova, ka deklaruar se është u pafajshëm. Mekaniku 53-vjeçar nga Palazzolo, me rekord tw pastër kriminal, pak para se të ndalohej, përsëriti se nuk e kishte vrarë Nexhat Ramën. Po ashtu, autori i dyshuar ka dalë me një alibi: Në momentin kur ka ndodhur krimi ishte duke drekuar me familjen. Por bashkëshortja dhe djali i tij e mohuan, duke thënë se ai nuk ka qenë me ta.

”Duket i hutuar, por gjithsesi mohon çdo keqbërje”, thotë avokati Stefano Forzani, i cili dje ka takuar Mossalin. Megjithatë hetuesit janë të bindur se është ai autori i krimit, referuar tabulateve telefonike dhe kamerave të sigurisë. Dyshohet se mekaniku e ka thirrur viktimë në biznesin e tij dhe e ka qëlluar për vdekje. Më pas trupin e pajetë e ka vendosur në bagazhin e Range Rover, në emër të vëllait të Nexhat Ramës, dhe ka udhëtuar drejt Këln ku i ka vendosur flakën mjetit me benzinë.

Mendohet se Rama, me të cilin mekaniku kishte një biznes për shitjen e makineve të përdorura, i kishte marrë rreth 30 mijë euro hua pasi ishte në vështirësi financiare. Megjithatë, ajo kredi do të ishte rritur në kufirin e kamatës, ndaj dhe mendohet se e ka vrarë.

"Range Rover-i" i tij inkuadrohet në mesditë duke u larguar nga punishtja. 20 minuta më vonë, një fermer e vëren atë duke ecur nëpër vreshtat e Këlnit dhe më pas të përfshirë nga flakët.

“Shumë sipërmarrës dhe artizanë në krizë kërkojnë ndihmë nga njerëzit e rrezikshëm, ata i nënvlerësojnë. Rrezikojnë të gjenden në një rrugicë qorre,”- ishte alarmi i prokurorit Francesco Prete./LA STAMPA