Orban udhëton sot drejt Moskës për t’i dhënë lamtumirën e fundit Mikhail Gorbachev

Kryeministri i Hungarisë Viktor Orbán, i cili ka shkuar kundër rrymës së partnerëve të tij evropianë duke rritur importet e gazit natyror nga Rusia, do të udhëtojë në Moskë këtë mëngjes për funeralin e liderit të fundit të Bashkimit Sovjetik , Mikhail Gorbachev.

Ai do t'i bëjë do t'i jap lamtumirën e fundit  Mikhail Gorbachev i shoqëruar nga një delegacion hungarez, sipas postimit të qeverisë në Twitter.

Asnjë lider tjetër evropian nuk pritet të marrë pjesë në funeralin e Gorbachev.

 Pavarësisht se Londra, Parisi dhe Berlini e vlerësojnë Gorbaçovin për kontributin e tij në përfundimin e Luftës së Ftohtë, pushtimi rus i Ukrainës ka rritur tensionet midis Perëndimit dhe Moskës.