FOTO+EMRAT/ Ja kush janë dy efektivët e policisë ndaj të cilëve u bë atentat në Vlorë

Personat në foto janë Nako Mehmetaj dhe Anxhelo Breshani, dy efektivët e policisë ndaj të cilëve u bë atentat këtë mbrëmje në Vlorë.

Mehmetaj dhe Breshani po udhëtonin me një mjet tip 'Audi' kur u qëlluan nga një mjet tip 'Volkswagen' në lëvizje.

Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta ndërsa të dy efektivët e policisë i shpëtuan plumbave.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 5 gëzhoja ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen, identifikimin dhe kapjen e autorëve.