Afganët në Shqipëri, eksperti: Organizim i dobët dhe zvarritje procesi! S’iu është premtuar evakuimi në SHBA

Eksperti i sigurisë ndërkombëtare, Adrian Shtuni, komentoi në një lidhje të drejtpërdrejtë nga SHBA për edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv, afganët që mbërritën në Shqipëri një vit më parë.

Shtuni është i mendimit se procedimi i vizave të këtyre personave që ndodhen në Shqipëri, ka qenë i ngadalshëm dhe ka pasur dy lloje të të evakuuarve.

Sipas ekspertit të sigurisë ndërkombëtare organizimi ka lënë për të dëshiruar ndërsa shtoi se të evakuohesh nga një zonë emergjence, s’do të thotë se do përfundosh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

"Ka pasur prej fillimit, evakuim me avion ushtarak, dhe pjesa tjetër me charter privat. Në atë kohë ka qenë kaotike, organizimi ka lënë për të dëshiruar.

Organizimi i mbylljes së qëndrimit të ushtrisë së SHBA në Afganistan, pra populli dhe autoritetet shqiptare treguan solidaritet.

Kjo është përshëndetur në të gjitha nivelet por kjo nuk ndryshon faktin se këta njerëz kanë mbetur në një situatë të paqartë.

Të evakuuohesh nga një zonë emergjence, nuk do të thotë se do përfundosh në SHBA me status, refugjati apo do jepej grencard.

Në bazë të numrave që kam lexuar, janë diku 160 mijë afganë që kanë kërkesa legjitime për tu shpërngulur nga SHBA. 76 mijë janë procesuar dhe janë sjellë në SHBA."-tha Shtuni.