Spiunonte burrin ushtar, arrestohet gruaja në Ukrainë

Një grua nga Ukraina lindore është arrestuar me akuzën se ka dërguar vendndodhjet e njësisë së burrit të saj ushtar dhe aseteve të tjera të ushtrisë në inteligjencën ushtarake ruse.

Shërbimi i Sigurisë Shtetërore të Ukrainës (SBU), raporton se gruaja e paidentifikuar, 31 vjeçe, transmetoi informacione për vendndodhjen e ndërtesave dhe pajisjeve ushtarake përgjatë pozicioneve të vijës së parë në rajonet Donetsk dhe Zaporizhzhia, shkroi SBU në Telegram.

Gruaja e pyeste burrin e saj për vendndodhjen e njësisë së tij dhe formacioneve të tjera ukrainase në vijën e frontit, tha agjencia.

Në një deklaratë të SBU thuhej: “Ajo e kalonte informacionin që merrte përmes aplikacioneve të mesazheve tek inteligjenca ushtarake ruse, ku përdorej për sulme artilerie dhe ajrore.

“Ajo e ndërmori këtë hap pavarësisht se është e martuar me një ushtarak të Forcave të Armatosura të Ukrainës dhe se kanë një djalë së bashku”.