Selanik/ ‘Kam frikë për jetën time’ , deklaratat e 29-vjeçares shqiptare që dhunohet nga ish-bashkëshorti

Një 29 vjeçare shqiptare në Selanik e cila ankohet se abuzohet sistematikisht nga ish-bashkëshorti i saj është çdo ditë në gjendje ankthi.

Ndonëse 38 vjeçari është dënuar gjithsej tetë hërë për dhunë në familje, gjykata vendosi në të gjitha rastet ta lë të lirë.

29 vjeçarja thekson se ka frikë për jetën e saj, pasi ish-bashkëshorti i saj dhe ai shqiptar me të cilën janë ndarë që nga marsi i vitit 2021, vazhdon ta kërcënojë, ta rrahë edhe kur ajo kishte ngritur akuza ndaj tij.

Fotot e publikuara nga medie greke prothema.gr tregojnë mavijose në fytyrë dhe qafë të gruas, nga dhuna e ish-bashkëshortit me të cilin ka dhe dy fëmijë një 4 vjeçar dhe një  8 vjeç.

“Kam frikë për jetën time” – Deklaratat e 29-vjeçares
29 vjeçarja shqiptare në denoncimin e fundit të bërë ndaj bashkëshortit të saj të larguar, për kërcënimet që ka marrë pak ditë më parë, më 26 gusht.

“Në orën 07:50 të datës 26 gusht 2022, ai më ka telefonuar në celular ndërsa isha në Kalochori.

 "Po vij të të gjej, do ta rregulloj .

Ai nuk arriti të me gjente pasi nuk e di se ku ndodhej puna ime, përveç se është në Kalochori.

Rreth orës 20:10 ai ishte para derës së shtëpisë dhe i binte zilës pa pushuar dhe deshi të ngjitej lart.

Megjithatë fëmijët tanë ishin larg në festën e një miku.

Menjëherë thirra policinë dhe kur ai pa patrullë u largua.

 Veprimet e tij më shkaktuan frikë dhe terror. 

Kam frikë për jetën time dhe uroj që ai të përfundoj në burg, që të ndalet kjo situatë.

Ankesa e parë e gruas, sipas avokatit të saj, është bërë pas këshillave dhe mbështetjes që ka marrë nga e motra, por makthi i saj nuk u ndal as pas ndjekjeve penale ndaj tij, dënimeve dhe masave mbrojtëse.