Sulmi ndaj ‘Prestige Resort’, Nesho: Kërcënim ndaj medias, Rama diktator i vogël, gati të shkatërrojë...

Zëvendëskryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho ka dënuar aksionin e IKMT-së ndaj ambienteve të Prestige Resort. Në një intervistë për News24, Nesho theksoi se ky është një vendim arbitrat dhe shantazh ndaj mediave të cilat denoncojnë aferat.

Pamjet e sotme në resort, Nesho i konsideron si tepër të trishtueshme, duke theksuar se turistët e pranishëm janë irrituar  për këto veprime të IKMT.

Ai theksoi se Rama është gati të shkatërrojë gjithë Shqipërinë për të realizuar ëndrrën e tij për pushtet, por paralajmëroi që shumë shpejt do jetë para popullit.

“Pasqyrimi objektiv i medias tuaj të përgjithshëm dhe fuqia reale që ka në Shqipëri ka bërë që Rama të humbë ekuilibrat e tij. Sot ai po tregon atë zemërimin e një diktatori të vogël që kërkon me çdo kusht që fjala e lirë të shuhet dhe mos jetë.

Opozita e bashkuar tashmë është një realitet. Vetë media pasqyron ato vjedhjet që janë bërë, si afera e Portit të Durrësit.

E vetmja që i ka mbetur është të shkatërrojë shtypin e lirë.

Ky është një kërcënim ndaj të gjithë pronarëve dhe biznesmenëve që nëse nuk përkrahin Ramën atëherë një gjë e tillë do t’ju ndodhët. Ky është edhe thelbi i kërcënimit ku pushuesit janë tmerruar, sikur jemi brenda një shteti policor dhe ku? Në ambientet e një turizmi elitar.

Rama shumë shpejt do të japë para popullit shqiptar. Rama është gati të shkatërrojë gjithë Shqipërinë për të realizuar ëndrrën e tij për pushtet”, tha Nesho.