Emri/ Krim brutal, 50 vjeçari italian vret shqiptarin dhe më pas i vë flakën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Breshia, Itali. 

Një 50 vjeçar italian me profesion mekanik dhe pronar i një servisi makinash dyshohet se ka vrarë dhe më pas ka djegur kosovarin, Nexhat Rama. 

Viktima 40 vjeç është gjetur i djegur në bagazhin e një Range Rover.

Cristiano Mossali aktualisht ndodhet në paraburgim, nën hetim për vrasje me paramendim, shkatërrim kufome dhe armëmbajtjes pa leje.

Gjithçka ka nisur nga një borxh prej dhjetëra mijëra euro që 50 vjeçari i kishte viktimës.

Në pamundësi për të shlyer borxhin dhe ndoshta i kërcënuar nga Rama, Mossali e ka ftuar viktimën në punishten e tij ku dhe e ka vrarë.

Medie italiane shkruajnë se 40-vjeçari u qëllua për vdekje, më pas trupi i tij i pajetë u vendos në bagazhin e makinës dhe u dogj në fshat midis Këlnit dhe Palazzolo-s.

Karabinierët mbërritën në shtëpinë e 50 vjeçarit  ditën e djeshme ku dhe e arrestuan dhe transferuan në burgun e Brescias, ku do të merret në pyetje.